Sfidat e tregut të pasurive të paluajtëshme për 2020 …

Viti 2020 pritet të jetë sfidues edhe për sektorin e pasurive të paluajtshme në vend. Aktorët e tregut presin që rikthimi i rivlerësimit me një normë të favorshme prej 3% mund të bëjë më të aksesueshëm disa apartamente për shkak të reduktimit të kostos fiskale, pasi individët që kërkojnë të shesin do të kursejnë një shumë të konsiderueshme nga ky proces.

Megjithatë, aktorët e tregut thonë se ecurinë e pasurive të paluajtshme në 2020 do të ndikohet nga një grup faktorësh, ku përveç rivlerësimit, ata presin që të rritet kërkesa për apartamente cilësore pas tërmetit të 26 nëntorit.

Viti 2019 pati sërish një bum të lejeve të ndërtimit veçanërisht gjatë 9 muajve të parë. Ecuria e ndërtimeve të reja pritet të ndikojë në rritjen e ofertës gjatë 2020-s. Megjithatë, aktorët thonë se në këtë bum ndërtimesh duhet parë me kujdes së si do të përgjigjet kërkesa, në një kohë kur ndryshimet demografike, që lidhen me rënien e lindjeve dhe emigracionin pritet që të ulin kërkesën për shtëpi.

Nga ana tjetër, aktorët e tregut e konsiderojnë klimën ekonomike të vështirë, çka është një faktor i drejtpërdrejtë te vendimmarrja e atyre që duan të blejnë një shtëpi në 2020.

Edhe për vitin 2020 zonat e preferuara pritet që të kenë të njëjtën tendencë. Zonat më të kërkuara mbeten ato brenda Unazës së Vogël të Tiranës, ndërsa për biznes zonat më të preferuara konsiderohen rruga Myslym Shyri, zona e Bllokut, zona e Radio Televizionit Shqiptar.

Ndryshe nga vitet e mëparshme, agjencitë e pasurive të paluajtshme presin që në vitin 2020 patundshmëria në bregdetin e Durrësit të ndalojë. Ata mendojnë se do të ketë një zhvendosje të kërkesë më në Jug, në Sarandë dhe Vlorë për të paktën 2-3 vite.

Tregu i pasurive të paluajtshme për 2020-ën do të ndikohet nga disa faktorë ndër të cilët do të përmendnim:

  • rivlerësimin i cili do t’i bëjë më të aksesueshme disa apartamente për shkak të reduktimit të kostos fiskale.
  • pasojat e tërmetit dhe kërkesa për apartamente cilësore.
  • ecurinë e ndërtimeve të reja
  • emigracionin
  • klimën ekonomike të vështirë në treg.

Bashkë-veprimi i të gjithë këtyre faktorëve mendojmë do të sjellë një ngadalësim të shitjes dhe një analizë më të kujdesshme të blerësve deri në vendimmarrje.

Tërmeti ka sjellë një rritje të ndërgjegjësimit e qytetarëve për cilësinë dhe qëndrueshmërinë e objekteve. Objektet që paraqesin dëmtime të lehta, qoftë edhe thjesht kozmetike, do të duhet të dalin në treg me çmime të reduktuara për të justifikuar riparimin, por dhe perceptimin e klientëve për cilësinë e tyre.

Zona të preferuara vazhdojnë të jenë Liqeni, Komuna e Parisit veçanërisht pas investimeve në infrastrukture të realizuara së fundmi, Unaza e Vogël, zona e RTSH-së, Rr. e Elbasanit, Blloku. Kjo sigurisht varet nga klientët dhe buxheti në dispozicion për blerjen apo qiranë. Është shtuar kërkesa dhe kjo rrjedhimisht ka ndikuar edhe rritjen e çmimeve për zonën e Astirit.

Në zonat qendrore, në të cilat edhe oferta do të jetë gjithmonë e kufizuar, çmimet do të vijojnë rritjen. Kjo rritje sigurisht do të ndikojë më shumë ndërtimet cilësore. Në zonat dytësore në gjykimin tonë do të ketë një ngadalësim të shitjes dhe sërish diferencim të çmimeve të objekteve cilësore në raport me objektet e tjera.

Në zonat qendrore, në të cilat edhe oferta do të jetë gjithmonë e kufizuar, çmimet do të vijojnë rritjen. Kjo rritje sigurisht do të ndikojë më shumë ndërtimet cilësore. Në zonat dytësore në gjykimin tonë do të ketë një ngadalësim të shitjes dhe sërish diferencim të çmimeve të objekteve cilësore në raport me objektet e tjera.

Oferta është rritur për shkak të ndërtimeve të reja të shumta në Tiranë në këtë kohë. Cilësia e ndërtimeve të reja është përgjithësisht shumë e mirë, por çmimet e shitjes tentojnë të jenë të larta edhe për shkak të kostove të rritura fiskale.

Kërkesa për vila ka pasur një ndikim shumë të madh nga tërmeti. Por çmimet në mesatare janë shumë të larta. Mendoj që është domosdoshmëri prezantimi i disa investimeve të reja me çmime më të përballueshme, të realizuara nëpërmjet investimit bazik dhe sipërfaqeve me të vogla.

2020 është një vit shumë premtues për shit blerjet e pronave.

Duke qene së hapet dhe rivlerësimi kjo është një mundësi shumë e mirë për individët, që disponojnë një pasuri të paluajtshme, pasi kursejnë një shumë të konsiderueshme nga tatim- fitimi.

Kjo bën që tregu i pasurive të paluajtshme të lirohet nga ngërçi që ka pasur gjatë viteve të fundit.

Për sa i përket situatës së tërmetit, Tirana në përgjithësi ka ndërtime të mira dhe kaluan prova të forta.

Sigurisht klientët mund të jenë pak më të kujdesshëm në pjesën e zgjedhjes por që gjithsesi thuajse çdo pallat është i ndërtuar mirë nga ky drejtim.

Duke pasur parasysh hapjen e rivlerësimit mendoj së do të ketë një lirim të tregut por jo ndonjë ndryshim i lartë i çmimeve.

Për sa i përket bregdetit, sidomos në zonën e Durrësit dhe Gjirit të Lalzit, shitja do të ndalet dhe për një periudhë pak më të gjatë tek objektet individuale.

Komplekset e ndërtimit të apartamenteve apo të vilave nuk kanë pasur dëme. Janë ndërtuar mirë dhe aty do të vazhdojë shit-blerja pa asnjë problem.

Në 2020-ën pritet që rritja të ketë të njëjtin ritëm si 2019, e barabartë me rritjen ekonomike nëse do të ketë dhe një nivel kërkesë- ofertë të barabartë.

Në ditët e para pas tërmetit disa blerës u stepen, sidomos ato që po blinin kate të larta. Disa u interesuan edhe më shumë për godina banimi të formës vila, të cilat në pamje duken me të sigurta, por kjo ishte një panik fillestar, i cili pas disa javësh u shua dhe situata pritet shumë shpejt të kthehet në normalitet.

Shumë leje ndërtimi ka patur në 4 vitet e fundit por jo të gjitha kanë përfunduar dhe jo të gjitha kanë dalë në treg.

Zona e Shkëmbit të Kavajës dhe zona e Kënetës ishin nga më të dëmtuarat edhe për shkak të cilësisë, ndërsa në Gjirin e Lalzit shumë pak në mos dëmtime të pa konsiderueshme.

Është normale që tërmeti do të frenojë përkohësisht kërkesën, por shpresohet se pas 2-3 muajsh qeveria dhe blerësit do të kalojnë këtë situatë.

Në Tiranë zonat e preferuara për vila janë në zonën e Saukut dhe Lundrës, përkatësisht rreth qendrës tregtare TEG. Këto janë zonat më të preferuara edhe prej infrastrukturës së mirë të krijuar përqark tyre. Por preferenca me mundësinë janë larg njëra-tjetrës dhe si rrjedhojë tregu ka nevojë edhe për godinat rezidenciale të tipologjisë së vilave në zonat e Selitës, Kodra e Diellit, apo pjesa lindore e Tiranës ku çmimi për njësi është disi me i përballueshëm. Mos harroni të blesh një vilë nuk është vetëm blerja, por rritet shumë edhe kosto mujore e mirëmbajtjes në krahasim me një apartament.