Ligjit të ri për Kadastrën hap rrugën për përfundimin e procesit problematik të njohjes së pronësisë

Publikimi në Fletoren Zyrtare i ligjit të ri për Kadastrën ka hapur rrugën për përfundimin e procesit problematik të njohjes së pronësisë në Republikën e Shqipërisë. Ndërkohë, ai parashikon edhe një amnisti të pjesshme 30-ditore për ata që kanë shkelur afatet e regjistrimit të pronës në Hipotekë, të cilët gjatë asajperiudhe nuk do të kenë detyrimin për të paguar kamatëvonesën.

Përtej faktit se disa anë pozitive të kësaj nisme ligjore janë shmangia e burokracive, shkrirja e disa institucioneve që merren me pronësinë në një të vetëm,

Amnistia

Hyrja në fuqi e ligjit të ri për krijimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës sjell një falje financiare për pronat e paregjistruara në zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Në ligjin e mëparshëm parashikohej se nëse një kërkesë për regjistrim paraqitej më vonë se 30 ditë nga data e realizimit të tij, përveç tarifës së regjistrimit, për çdo ditë vonesë, që ka kaluar nga kjo datë, paguhej kamatëvonesë, e barabartë me 10 për qind të tarifës së regjistrimit, por jo më shumë se 300 000 lekë.

Me ligjin e ri, parashikohet se të gjitha kamatëvonesat e gjeneruara nga sistemi i regjistrimit të pasurive të paluajtshme deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji, pra deri me 20 mars, do të shuhen. Nga data 21 mars deri me datën 20 prill ata që kanë veç tarifës së regjistrimit të pasurisë kanë edhe kamatëvonesë, do të mund të bëjnë regjistrimin duke paguar vetëm tarifën e regjistrimit, pasi kamatëvonesa u falet.

Pra. kush nuk ka bërë në afatin e parashikuar nga ligji regjistrimin e ndryshimit në pronësinë e patundshme pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurisë së Patundshme ka shansin që të zerojë këtë detyrim. Në ligjin “Për Kadastrën”, që është miratuar në Kuvendin e Shqipërisë, parashikohet me nen të veçantë një amnisti për të gjitha kamatvonesat, pavarësisht nga madhësia e tyre.

Amendimi


Sipas Nenit 72 “Përjashtimet dhe shuarja e kamatvonesave në regjistrim” të ligjit të ri, të gjitha subjektet që gëzojnë një titull pronësie apo të drejtë tjetër reale të fituar në përputhje me ligjin dhe të regjistrueshëm në regjistrat publikë sipas nenit 193, të Kodit Civil, dhe që nuk kanë aplikuar për regjistrim pranë zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme brenda afatit ligjor, rivendosen në afat për aplikim, 30 ditë duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Pra ata do të kenë edhe 30 ditë afat që të aplikojnë pa detyrime shtesë, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. 

Nga ky moment, të gjithë kamatëvonesat që janë gjeneruar nga sistemi i regjistrimit të pasurive të paluajtshme, deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji, për shkak të mosaplikimit në kohë për regjistrim të dokumentacionit, sipas nenit 39, të ligjit nr.33/2012, “Për regjistrimin e pasurive te paluajtshme”, të ndryshuar, shuhen. Pra, subjektet, që aplikojnë brenda afatit të parashikuar në pikën e parë të këtij neni, paguajnë vetëm tarifën aktuale për regjistrimin e aktit. Pra, u jepet edhe një afat shtesë prej një muaji.

Ligji aktual


Sipas ligjit nr. 33.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, në fuqi, Neni 38 “Regjistrimi i detyruar” parashikohet që çdo akt, që sjell ndryshime dhe ose përfitim të të drejtave të pronësisë, duhet të regjistrohet. Çdo person, mbajtës i titullit të pronësisë apo i një të drejte reale nëpërmjet një akti ku këto të drejta përmbahen, duhet të paraqesë një kërkesë për regjistrimin e aktit brenda 30 ditëve nga koha e realizimit të tij.

Gjykatat, noterët, përmbaruesit gjyqësorë dhe organet e tjera shtetërore i dërgojnë zyrës, që administron regjistrin ku ndodhen pasuritë e paluajtshme, kopje të vendimit ose të aktit që përmban fitimin, njohjen, ndryshimin, pushimin e një të drejte pronësie të paluajtshme ose të një të drejte reale mbi atë, ose që deklarojnë të pavlefshme veprime juridike për kalimin e pronësisë të regjistruar më parë, brenda 30 ditëve nga data e lëshimit të tyre.

Më tej, është Neni 39 ”Vonesa e paraqitjes së dokumentacionit për regjistrim”, që parashikon se, nëse një kërkesë për regjistrim, sipas nenit 38 të këtij ligji, paraqitet më vonë se 30 ditë nga data e realizimit të tij, përveç tarifës së regjistrimit, për çdo ditë vonesë, që ka kaluar nga kjo datë, paguhet kamatëvonesë.
Kjo kamatvonesë është e ndryshme për shërbime të ndryshme, por do të llogaritet në vlerë të barabartë me 10 për qind të tarifës së regjistrimit. Vetëm se kamatvonesa në total nuk mund të jetë më shumë se 300.000 lekë të reja.

Shërbimet që parashikojnë kamatë


Hipotekat nuk i ngarkojnë me kamatë për vonesë të gjitha shërbimet që kryhen pranë sporteleve të tyre. Shërbimet që gjobiten në rast vonese janë regjistrimi i kalimit të pronësisë me anë të ligjit, me vendim të gjykatës, apo të një akti administrative, pasurisë së paluajtshme të fituar me parashkrim fitues, regjistrimi i aktit për kalimin e pronësisë nga përmbaruesi gjyqësor, rejistrimi i akteve me të cilat krijohet një shoqëri apo një subjekt tjetër i së drejtës, që ka në pronësi pasuri të paluajtshme apo gëzon të drejta të tjera reale, etj.



Po kështu, edhe regjistrimi i kontratave të shitjes, të dhurimit, deklaratës për heqje dorë nga pronësia, regjistrimi i kontratës së shkëmbimit, kontratës së qirasë apo nënqirasë, regjistrimi i titujve “në përdorim”, aktit të trashëgimisë, regjistrim / ndryshim / shuarje servituti, regjistrim i të drejtës së parablerjes, etj.

Nga ana tjetër, gjobiten me kamatvonesë edhe shkeljet në afatin 30 ditor për regjistrim të kontratës së hipotekës për garantimin e kredisë së dhënë nga banka apo institucion tjetër kredidhënës, për kredi me vlerë 1.000.000 lekë, i kontratës së hipotekës për garantimin e kredisë së dhënë nga banka apo institucion tjetër kredidhënës, për kredi me vlerë 1.000.000 – 10.000.000 lekë, i kontratës së hipotekës për garantimin e kredisë së dhënë nga banka apo institucion tjetër kredidhënës, për kredi me vlerë mbi 10.000.000 lekë, regjistrim apo fshirje e kontratave të tjera të hipotekës.

Kamatëvonesa aplikohen edhe për raste të regjistrim apo fshirje e hipotekës ligjore, regjistrim i objekteve të legalizuara, regjistrim i lejes së ndërtimit, regjistrim i përkohshëm i karabinasë dhe regjistrimin përfundimtar të ndërtimeve të reja.