APP udhëzon bizneset për prokurimet në kuadër të rindërtimit

Agjencia e Prokurimit Publik ka bërë me dije, se prokurimet në kuadër të procesit të rindërtimit, të cilat do të kryhen përmes mjeteve elektronike, duhet të jenë të mbështetura në ligjin që rregullon këtë fushë, si dhe duhet të ndjekin format e duhura sipas hapave të përcaktuara. Udhëzohen si më poshtë: Autoritetet përgjegjëse për zhvillimin

Shpallen 8 zona të reja për zhvillim pas tërmetit

Arrin në 23 numri i zonave të shpalluara nga qeveria si të përshtatshme për zhvillim për banorët të cilët u preken nga tërmeti. Pas ngjarjes së tërmetit u miratuan hartat e 15 zonave për zhvillim në të gjithë vendin. Në Tiranë u publikuan të dhënat për 9 zona zhvillimi, ndërsa në Durrës u shpall Shkozeti.

Detajet e procesit të rindërtimit nga tërmeti i 26 nëntorit

Pasojat e tërmetit të 26 nëntorit që prekën mbi 200 mijë persona pritet të rikuperohen deri në vitin 2024. Rindërtimi do të kalojë në tre faza. E para është deri në fund të këtij viti dhe parashikohet të angazhojë investime deri në 545 milionë euro, ku mbi 90% e tyre do të shkojnë për rindërtimin

Vendndodhjet e zonave të rindërtimit nga tërmeti

Publikohen në Fletoren Zyrtare koordinatat dhe hartat e zonave të reja për zhvillim, ku do të vendosen banorët, banesat dhe shtëpitë e të cilëve kanë dalë të pabanueshme nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit. Fondi Shqiptar i Zhvillimit është caktuar si njësi zbatuese për ndërtimin e banesave të reja ose të ndërtesave publike të dëmtuara

Sfidat e tregut të pasurive të paluajtëshme për 2020 …

Viti 2020 pritet të jetë sfidues edhe për sektorin e pasurive të paluajtshme në vend. Aktorët e tregut presin që rikthimi i rivlerësimit me një normë të favorshme prej 3% mund të bëjë më të aksesueshëm disa apartamente për shkak të reduktimit të kostos fiskale, pasi individët që kërkojnë të shesin do të kursejnë një

Objektet e ndërtuar prej 50 vitesh do i nënshtrohen auditimit teknik

Objektet që janë ndërtuar prej më shumë sesa 50 vitesh do i nënshtrohen një procesi të hollësishëm të auditimit teknik, për t’u parë nëse ato plotësojnë kërkesat minimale të rezistencës dhe sigurisë. Pas këtij auditimi parashikohet marrja e masave për të garantuar sigurimin e tyre. Kjo parashikohet në një projektligj të ri, “për disa ndryshime

Në janar hyn në fuqi ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtëshme dhe paketa e re fiskale

Nga 14 janari hyn në fuqi ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, që është miratuar në Kuvend në fund të vitit të kaluar. Ky ligj, që është konsideruar si një “amnisti” e radhës, ul shumë detyrimin që paguhet në rast të shitjes së banesës, ose një objekti tjetër të paluajtshëm, i cili normalisht është

Si do të funksionojë sigurimi banesave nga tërmeti i detyrueshëm me ligj

Pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, qeveria dhe Autoriteti Mbikëqyrjes Financiare (AMF) kanë nxjerrë nga “pluhuri” projektligjin, që detyron të gjithë qytetarët ta bëjnë të detyrueshëm sigurimin e banesave nga tërmetet. Drafti teknik paraprak është hartuar në kuadër të Projektit mbi asistencën teknike të Bankës Botërore të financuar nga FIRST dhe rregullon sigurimin e detyrueshëm

Pronat nga shteti te privatët, deri 20% të projektit nga trualli publik mund ta marrin investitorët

Nga sot një erë e re privatizimesh pritet të fillojë në Shqipëri me kalimin e pronave publike te investitorët ose zhvilluesit privatë të cilët do të kenë të drejtë të marrin deri në 20 për qind të pronës që do zhvillojnë nga shteti. Pronat shtetërore, kryesisht në bregdet, kanë qenë vitet e fundit në vëmendjen

Pezullohen lejet e ndërtimit në zonat e dëmtuara nga tërmeti, merret vendim për ndërtimet para vitit 93 dhe godinat në ” Qytetin Studenti “

Pas tërmetit shkatërrues të 26 nentorit, qeveria ka marrë vendimin për të pezulluar lejet e ndërtimit në zonat e prekura nga ndërtimi, në Tiranë, Durrës dhe Lezhë. Njoftimi zyrtar është bërë nga Agjencisë së Zhvillimit të Territorit. “Bazuar në kërkesën e disa bashkive të prekura nga dëmet e tërmetit të datës 26.11., si dhe në